Home / Sport / Tifozët e Interit me rregullore anti-Baloteli në derbi

Tifozët e Interit me rregullore anti-Baloteli në derbi

“Fërshëllejeni, shprehni si të doni kundërshtimin tuaj, por evitoni ulërimat dhe fjalët negro, i zi, apo me ngjyrë”. Këto janë udhëzimet që janë shfaqur në faqen e internetit të tifozëve interistë të tribunës “Curva Nord”, një deklaratë që do të shpërndahet edhe në dyert e stadiumit “San Siro” para fillimit të derbit, për të sensibilizuar tifozët e kësaj skuadre që të mos përdorin kore raciste në adresë të Mario Balotelit.

“Nuk duam t’u japim kënaqësinë 11 të rinjve multimilionerë që të dërgojnë në shtëpi 80 mijë shpirtra të dehur nga aroma e një derbi. Të evitojmë që të na dënojnë përsëri, të evitojmë që të na përdorin përsëri si të këqijtë e radhës… Edhe për faktin se një tifoz që pezullohet për shkak të Mario Balotelit, është si t’i ketë pështyrë vetes në fytyrë… Njerëz, kemi besim në pjekurinë tuaj”, shkruhet në këtë komunikatë.
Në fakt, kthimi i Balotelit përballë Interit pritej të krijonte një atmosferë mjaft të nxehtë, sidomos duke parë formën e sulmuesit që ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje me fanellën e Milanit, si dhe deklaratën e tij se do të festojë nëse shënon përballë skuadrës që e bëri të famshëm. Thirrjet raciste në adresë të tij gjatë ndeshjes kundër Kievos nga tifozët e Interit, bënë që klubi zikaltër të dënohej me gjobë dhe të merrte paralajmërim për penalitete më të rënda nëse ngjarje të tilla përsëriteshin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *