Home / Lajme / Rajon / Tiranë, incident me eskortën e Berishës

Tiranë, incident me eskortën e Berishës

Tiranë, 05 Shkurt – Pak minuta pas mbarimit të takimit të zhvilluar në selinë blu mbrëmjen e së hënës, një makinë që lëvizte kundravajtje i ka prerë rrugën eskortës së kryeministrit Berisha, duke alarmuar truprojat e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa eskorta kryeministrore kalonte përmes bulevardit Dëshmorët e Kombit, përpara Hotel Dajtit. Papritur një makinë ka hyrë kundravajtje, duke rrezikuar eskortën e Kryeministrit Berisha, pjesë e së cilës ishte edhe makina e Ministrit të Brendshëm Flamur Noka.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës, Ervis Hoxhën, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte hyrë gabimisht në drejtimin e kundërt të lëvizjes.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *