Home / Lajme / Maqedoni / Tre mijë fëmijë e kanë shfrytëzuar mundësinë për pushim falas (VIDEO)

Tre mijë fëmijë e kanë shfrytëzuar mundësinë për pushim falas (VIDEO)

20 shkurt-Fëmijët, nga familjet në rrezik social shfrytëzues të ndihmës sociale, ose fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme, kishin mundësi të pushojnë shtatë ditë me aktivitete të posaçme edukative në periudhën e verës ose dimrit. Gjatë pushimit lshtë realizuar edhe program me aktivitete kulturoro-arsimore, kulturoro-zbavitëse, sportivo-rekreative dhe aktivitete tjera për zhvillim të aftësive psikomotorike dhe aftësinë e dakordimit, respektimit të dallimeve dhe bashkëpunim në grupe

Gjithsej 3.000 fëmijë nga familjet në rrezik social e kanë shfrytëzuar mundësinë që të shkojnë në pushim dhe rekreim falas në shpenzim të shtetit. Prej tyre, 2.000 fëmijë kanë qenë në pushim veror në vitin 2012 dhe 1.000 në pushim dimëror në janar të vitit 2013.

“Si Qeveri jashtëzakonisht jemi të kënaqur nga realizimi i këtij projekti për shkak se gjithçka kaloi në rendin më të mirë, pa situata dhe probleme të paparapara. Disa herë i vizituam fëmijët në vendpushimoret, me ç’rast ishte i dukshëm kënaqësia tek ata posaçërisht sepse shumë prej tyre për herë të parë në jetë kishin mundësi të shkojnë në pushim veror ose dimëror”, tha në konferencën për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski.

Ai shtoi se për shkak të projektit të realizuar me sukses, mendohet që ai të vazhdojë të realizohet edhe këtë vit, për çka, siç theksoi janë paraparë mjete, por duhet të pritet që Qeveria të marrë vendim.

Fëmijët, nga familjet në rrezik social shfrytëzues të ndihmës sociale, ose fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme, kishin mundësi të pushojnë shtatë ditë me aktivitete të posaçme edukative në periudhën e verës ose dimrit. Gjatë pushimit lshtë realizuar edhe program me aktivitete kulturoro-arsimore, kulturoro-zbavitëse, sportivo-rekreative dhe aktivitete tjera për zhvillim të aftësive psikomotorike dhe aftësinë e dakordimit, respektimit të dallimeve dhe bashkëpunim në grupe.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale shprehi falënderim deri te Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, i cili me vullnetarët e vet ndihmoi në realizimin e pushimit, deri te Alkoloidi për donacion nga kremërave mbrojtës dhe kremëra për rrezitje, Agjencinë për menaxhim me pronë të marrë e cila siguroi pasjijes dimërore për fëmijët dhe deri te EVN-ja.

TRE MIJË FËMIJË E KANË SHFRYTËZUAR MUNDËSINË PËR PUSHIM FALAS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *