Home / Sport / Turqia heq dorë nga Euro 2020

Turqia heq dorë nga Euro 2020

Shefi i delegacionit të kandidaturës së Stambollit për Lojërat Olimpike të vitit 2020, ka bërë të qartë se Turqia nuk interesohet për të organizuar në të njëjtin vit Kampionatin Evropian të Futbollit.

Këto komente u bënë dje pasi presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, shprehu publikisht dëshirën që gjysmëfinalet dhe finalja e Euro 2020 të zhvilloheshin në Turqi.
“Mendoj se është shumë e qartë se ne kërkojmë vetëm Lojërat Olimpike”, tha Hasan Arat për gazetarët pas komenteve të presidenti të UEFA-s. “Nuk ka asnjë interesim zyrtar por atë aktivitet dhe ato komente janë të UEFA-s, jo tonat”.
Turqia ishte kandidate për Euro 2016 para se ai t’i caktohej Francës, ndërsa edhe një prej favoritëve kryesorë për Euro 2020, para se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të vendoste që turneu të zhvillohej në të gjithë Evropën.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk lejon që një shtet të zhvillojë dy aktivitete madhore sportive në të njëjtin vit dhe për këtë arsye Arat konfirmoi se ai do të raportonte se Turqia ishte e interesuar vetëm për zhvillimin e Lojërave Olimpike.
“Mendoj se është shumë e qartë se në mendjen tonë ekzistojnë vetëm Lojërat Olimpike. Nuk ekziston asnjë axhenda tjetër përveç asaj të Lojërave Olimpike. Kjo është ajo që do t’i themi komisionit të vlerësimit të kandidaturave”, shpjegoi ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *