Home / Lajme / Maqedoni / Uashingtoni kërkon qetësim të tensioneve politike në Maqedoni (VIDEO)

Uashingtoni kërkon qetësim të tensioneve politike në Maqedoni (VIDEO)

20 Shkurt – Departamenti amerikan i Shtetit si reagim plotësues në lidhje me ngjarjet në skenën politike në Maqedoni – bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe të Kuvendit nga ana e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë – sërish potencoi në kumtesën e përbashkët të përfaqësuesve të SHBA-së, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të OSBE-së.

Siç përkujtojnë nga Departamenti i Shtetit, në Maqedoni janë kërkuar hapa urgjente për kapërcimin e tensioneve aktuale politike.

SHBA-ja vazhdon t’i bëjë thirrje edhe Qeverisë dhe opozitës që të arrijnë zgjidhje.

Në kumtesë, e cila është publikuar më 14 shkurt, njerëzit e parë të misioneve të SHBA-së, BE-së, OSBE-së dhe NATO-s u bënë thirrje të gjitha palëve që maksimalisht ta përforcojnë dialogun politik dhe të fokusohen në prioritetet strategjike dhe interesat e vendit dhe të qytetarëve të saj.

UASHINGTONI KËRKON QETËSIM TË TENSIONEVE POLITIKE NË MAQEDONI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *