Home / Sport / Unitedit i duhen tre lojtarë për ta ndalur Ronaldon

Unitedit i duhen tre lojtarë për ta ndalur Ronaldon

Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick, e ka lëvduar ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo, të cilin e konsideron si rrezikun kryesor për skuadrën e tij në përballjet e Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën, Real Madridi është nikoqir i Djajve të Kuq në Santiago Bernabeu, ku do të zhvillohet takimi i parë i 1/8 së finales mes këtyre dy klubeve, ndërsa kjo është përballja e parë e CR7 me ish-bashkëlojtarët e tij.

“Të gjithë kemi kujtime të mira nga Cristiano Ronaldo. Ajo çfarë ka bërë te Madridi është e pabesueshme dhe ai duhet ndalur. Të jem i sinqertë, mendoj se do të na duhen dy, ndoshta tre lojtarë për ta markuar”.

“Ronaldo ka qenë sensacional. Të shënosh aq shumë gola, aq shpejtë (182 gola në 179 ndeshje), është mbresëlënëse”.

“Ndoshta për shkak të Messit nuk i ka marrë lëvdatat që meriton, sepse ai djaloshi tjetër (Messi) ka fituar gjithçka që ishte për t’u fituar, mirëpo kjo nuk mund ta mohojë atë që ka arritur te Madridi. Ai është një lojtar i veçantë”, ka thënë Carrick për The Sun.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *