Home / Lajme / Rajon / UNMIK-u nuk do të financohet nga buxheti i shtetit?

UNMIK-u nuk do të financohet nga buxheti i shtetit?

Kryeministrat e Kosovës dhe ai i Serbisë në bisedimet në Bruksel nuk kanë arritur ndonjë pajtim që stafi vendor i UNMIK-ut në veri të vazhdojë të paguhet nga buxheti i shtetit, apo të ketë ndonjë detyrë shtesë.

Burime të Radio Kosovës brenda ekzekutivit kanë thënë se për këtë është njoftuar edhe misioni i OKB-së. Ndërsa zyrtarët e UNMIK-ut e as autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje rreth asaj për të cilën është biseduar në Bruksel.

Asnjë cent nga buxheti shtesë dhe asnjë rol tjetër nuk do të ketë për misionin e OKB-së në Kosovë. Këto janë deri më tani rezultatet e bisedimeve rreth zyrës së UNMIK-ut në veri, e cila ka qenë një prej temave në bisedimet e janarit midis dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.

Megjithë insistimin e palës serbe mësohet se nuk është arritur pajtim që UNMIK-ut t’i ndahet buxhet apo t’i jepet ndonjë rol tjetër sipas kërkesës së UNMIK-ut dhe autoriteteve serbe.

Burime brenda ekzekutivit i kanë thënë Radio Kosovës se tashmë i është kumtuar edhe UNMIK-ut se nuk do të ketë rol tjetër dhe as nuk do të vazhdohet të financohet stafi lokal i zyrës në veri.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Oliver Salgado nuk ka konfirmuar çështjen e asaj që është dakorduar në Bruksel. Ai vetëm ka thënë se lidershipi i UNMIK do të vazhdoj të ofroj ndihmën e tij në zgjidhjeve e problemeve në terren dhe se zyra e UNMIK-ut në veri do të vazhdoj të luaj rolin e saj në lehtësim dhe ndërmjetësim.

Ndërprerja e financave për stafin zyrës së UNMIK-ut ka ardhur pas vendimit të qeverisë për të forcuar Zyrën Administrative në veri dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale për themelimin e komunës së Mitrovicës veriore.

Shefi i zyrës së financave në komunën e Mitrovicës, Rrustem Abiti ka thënë se deri në vitin 2012 nga buxheti i vendit për stafin vendor të UNMIK-ut janë shpenzuar rreth 20 milionë euro.

Stafi i UNMIK-ut pas vendimit të qeverisë për ndërprerje të financave kishte kërkuar të paguhet nga mjetet që vetë i kishte mbledhur në emër të taksave dhe pagesave të tjera në veri, por më pas kishte hequr dorë nga kjo, duke i kthyer sytë nga dialogu në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *