Home / Sport / Valverde: Me Ibran do të merret Rami!

Valverde: Me Ibran do të merret Rami!

Trajneri i Valencias, Ernesto Valverde, mendon se mbrojtësi francez i skuadrës së tij, Adil Rami, mund të ndalë pa probleme Zlatan Ibrahimoviç në përballjen me PSZH në Ligën e Kampioneve. Spanjollët luajnë në shtëpi ndeshjen e parë dhe tekniku mendon se ekipi që drejton mund të shfaqet si i barabartë me skuadrën që ka mbledhur një tufë lojtarësh të mirë duke shpenzuar shuma të çmendura në merkato.

“Ibrahimoviç është një lojtar i madh, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë, jo vetëm Rami, por e gjithë mbrojtja jonë. Ai është një lojtar i aftë për gjëra të mahnitshme, jo vetëm për shkak të shtatlartësisë, por edhe gjithashtu për mënyrën si luan. Ai është një golashënues që kthehet shumë mbrapa për të marrë topin kur skuadra e tij nuk po luan mirë”, tha Valverde.
“Por ne jemi të bindur se Rami mund të merret lehtësisht me Ibrahimoviç, ashtu si edhe me lojtarët e tjerë të PSZH, pasi kjo skuadër nuk është vetëm Ibra”.
Trajneri mendon se ekipi i tij mund të përmbysë çdo parashikim duke luajtur si i barabartë dhe duke kërkuar kualifikimin përballë francezëve, ndonëse që në momentin e shortit të gjithë kanë parashikuar kualifikimin e lehtë të PSZH.
“Po kalojmë një formë të mirë dhe jemi të motivuar. Ndeshje të këtij lloji janë një mundësi e shkëlqyer për ne, janë mundësi që i kemi para dhe nga të cilat duhet të përfitojmë”, tha Valverde. “Shorti ishte para shumë kohësh dhe tani jemi në një pozicion më të mirë”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *