Home / Lajme / Maqedoni / Vanço Shehtanski kundër shpalljes së Ramush Haradinaj si qytetar nderi ( VIDEO )

Vanço Shehtanski kundër shpalljes së Ramush Haradinaj si qytetar nderi ( VIDEO )

Ramush Haradinaj megjithatë nuk do të të jetë qytetar nderi i Tetovës – sepse vendimi i tillë është shpallur i pavlefshëm nga Vanço Shehtanski.

Vendimi i këshillit komunal të Tetovës e cila kohë më parë Ramush Haradinajn e shpalli Qytetarë Nderi të Tetovës, është shpallur i pavlefshëm, kurse kërë gjë e ka konfirmuar për Kanal 5, Vanço Sehtanski.

Ai e ka sjell këtë vendim dhe e ka nënshkruar, kurse brenda afatit ligjor vendimi do të hyjë në fuqi që Haradinaj mos të jetë qyetatar nderi në Tetovë.

Në interesin e “Zhurnal” për të kuptuar qëndrimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale pas situatës së krijuar, Bejta iu ka shmangur pyetjes duke thënë: “Nuk vlen të merret njeriu më atë person”, duke aluduar në drejtorin e Inspektoratit, Vanço Shehtanski.

Përndryshe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta në fillim të shkurtit për gazetën “Lajm” deklaroi se drejtori i inspektoratit, Shehtanski nuk mundet që ta anulojë atë vendim. “Nuk mundet ta anulojë atë vendim. Mbi të gjitha ai drejtor ka një ministër dhe ai ministër jam unë. Nëse ai e anulon vendimin e Këshillit të Komunës së Tetovës, unë do ta anuloj vendimin e tij dhe do të vendos që të zbatohet vendimi i këshillit të Komunës së Tetovës që Ramush Haradinaj të shpallet qytetar nderi i kësaj komune”, tha Bejta për “Lajm”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Tetovën, Sadi Bexheti deklaroi se vendimi është sjellë nga Këshilli i komunës ku edhe e kanë informuar se për atë vendim nuk ka nevojë që të përdoret Badenteri. “Vendimin për të shpallë Ramush Haradinajn Qytetar nderi i Tetovës e ka sjellë Këshilli i Komunës së Tetovës. Ne i kemi kompetencat e ndara, megjithatë kryetari i këshillit më informoi se për atë vendim nuk ka nevojë për Badenter”, tha Bexheti për “Lajm”.

Haradinaj në fund të janarit u shpall qytetar nderi i komunës së Tetovës me pëlqimin e 19 këshilltarëve shqiptarë, ndërsa nëntë këshilltarët maqedonas lëshuan sallën. Ata njoftuan se më nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit komunal të Tetovës.

VANÇO SHEHTANSKI KUNDËR SHPALLJES SË RAMUSHIT SI QYTETAR NDERI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *