Home / Sport / Varane: Reali mund ta mposhtë këdo

Varane: Reali mund ta mposhtë këdo

Qendër-mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, beson se skuadra e tij mund ta mposhtë çdo ekip nëse luan si në ndeshjen e fundit kundër Barcelonës.

Real Madridi mposhti liderin e tabelës së La Liga me rezultat 3-1 në mes të stadiumit Camp Nou për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit, fitore që duket se u ka dhënë zemër mbretërve.

“Jemi shumë të lumtur dhe kur ne luajmë kështu si ekip, ne mund ta mposhtim këdo. Tani duhet të shkojmë përpara e të mendojmë për finalen dhe ndeshjet tjera”.

“Është vështirë të mbrohesh ndaj Barcelonës sepse ata kanë lojtarë shumë të shpejtë, kështu që ne luajtëm ngushtë së bashku dhe u munduam të mos lejmë hapësira”, ka thënë Varane për faqen zyrtare të klubit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *