Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon rregullisht pastrimi i qytetit (VIDEO)

Vazhdon rregullisht pastrimi i qytetit (VIDEO)

19 shkurt-Ndryshe, për të vërtetuar këto fakte, një ekip i komunës së Tetovës, sot ka vizituar të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit, me ç’rast është konstatuar se janë pastruar rregullisht të gjitha lagjet e qytetit, poashtu nuk ekzistojnë ankesa të qytetarëve rreth pastrimit në ndonjë pjesë të caktuar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga komuna e Tetovës.

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar normalisht puna e NPK “Tetova” për pastrimin e qytetit. Deri në mesditë kanë qenë të angazhuara tre grupe punuese të cilat kanë mbledhur mbeturinat dhe kanë pastruar gjithë lagjet e qytetit.

Nga NPK “Tetova” bëjnë të ditur të gjithë punëtorët janë të kyçur në aksionin e pastrimit të qytetit dhe puna po zhvillohet normalisht dhe me një intensitet të shtuar.Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar për shtyp nga zyra për informim në komunën e Tetovës.

Më tej në këtë komunikatë qëndron se udhëheqësit e kësaj ndërmarrje hedhin poshtë si të pavërteta dezinformata të cilat qarkullojnë në disa mediume, e që kanë tendenca të caktuara. Puna për pastrimin e qytetit vazhdon normalisht dhe këtë më së miri mund t’a vlerësojnë qytetarët të cilët gjatë gjithë kohës kanë komunikuar me organet komunale të Tetovës, transmeton Tv KOHA.

“Ndryshe, për të vërtetuar këto fakte, një ekip i komunës së Tetovës, sot ka vizituar të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit, me ç’rast është konstatuar se janë pastruar rregullisht të gjitha lagjet e qytetit, poashtu nuk ekzistojnë ankesa të qytetarëve rreth pastrimit në ndonjë pjesë të caktuar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga komuna e Tetovës.

QYTETI I TETOVËS PASTROHET REGULLISHT PA ASNJË NDËRPRERJE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *