Home / Lajme / Maqedoni / Veljanovski me deputetët e VMRO-DPMNE tek Ban Ki Moon

Veljanovski me deputetët e VMRO-DPMNE tek Ban Ki Moon

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski u takua në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Kryeparlamentari Veljanovski ka qenë i shoqëruar vetëm nga dy deputetët e VMRO-DPMNE, Vladimir Gjorçev dhe Aleksandar Spasenovski, ndërsa në delegacion nuk ka qenë asnjë deputet shqiptarë dhe ndonjë deputet i opozitës maqedonase.

Sipas shërbimit për informim të Parlamentit, temat kryesore të takimit kanë qenë procesi i bisedimeve me Greqinë për tejkalimin e kontestit të emrit që udhëhiqet në kuadër të OKB-së si dhe bashkëpunimi me këtë institucion ndërkombëtar në shumë fusha.

“Në këtë takim pata rastin ti shprehë faleminderime sekretarin Ban Ki Moon për kontributin e tij aktiv në negociatat për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë si dhe për nevojën e zgjidhjes së shpejt të kësaj çështje, me qëllim të integrimit të vendit në BE dhe NATO“, ka deklaruar kryeparlamentari Veljanovski.

Sipas tij, në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal në fushën, por edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *