Home / Lajme / Maqedoni / Vendet e zbrazëta ministrore do të plotësohen në seancë kuvendore

Vendet e zbrazëta ministrore do të plotësohen në seancë kuvendore

16 shkurt-“Qeveria i falenderon për kontributin e deritanishm të tyre Arifin dhe Bejtën, për përkushtueshmërinë e tyre në realizimin e programit qeveritar dhe në zbatimin e masave dhe politikave të Qeverisë”, theksoi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev në pres-konferencën e sotme

Gjatë javës së ardhshme në seancë kuvendore kryetari i Qeverisë së Repubilikës së Maqedonisë do të parashtrojë propozim për plotësimin e pozicioneve të zëvendëskryeministres Teuta Arifi, e angazhuar për çështjet evropiane dhe ministrit të Pushtetit Vendor Nevzat Bejta, të cilët i parashtruan dorëheqjet nga funksionet e tyre. “Qeveria i falenderon për kontributin e deritanishm të tyre Arifin dhe Bejtën, për përkushtueshmërinë e tyre në realizimin e programit qeveritar dhe në zbatimin e masave dhe politikave të Qeverisë”, theksoi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev në pres-konferencën e sotme. Deri tek rikostruimi qeveritar erdhi pasi qw zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi dhe ministri i Pushtetit lokal Nevzat Bejta kanë ofruar dorëheqje nga postet ekzekutive. Ndërkohë, të hënën ose të martën dorëheqjet e dy ministrave të BDI-së pritet që të miratohen në mbledhje qeveritare, pas çka do të ketë edhe rikonstrum qeveritar të ministrave të rinj, njoftojnë burime partiake. Në vend të Arifit në resorin e eurointegrimeve do të vjen ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, kurse ministër i ri i Pushtetit Lokal pritet të emërohet zëvendësministri aktual i Transportit, Tahir Hani. Ministër i ri i Mbrojtjes do të jetë Talat Xhaferi, koordinator aktual i grupit parlamentar të BDI-së, ndërsa në karrigen e zëvendësit të MTL-së do të ulet Xhelal Bajrami. Zëvendës i ri i Jankullovskës do të jetë Zemri Qamili, aktualisht drejtor në Agjencinë për konfiskimin e pronës, kurse në vend të Nedim Ramizit i cili u bë deputet, si zëvendësministër i Financave vjen Adrian Xheladini.
Vendet e zbrazëta ministrore do të plotësohen në seancë kuvendore

WWW.TV KOHA.TV

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *