Home / Sport / Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions!

Venger: Nëse mundim Bajernin, mund të fitojmë Champions!

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, mendon se ekipi i tij do të fitojë besimin e duhur për të fituar Ligën e Kampioneve, nëse arrin të kalojë Bajern Mynih në sfidën që i ka vënë përballë në 16 më të mret e turneut.

“Të martën na pret një ndeshje e madhe përballë Bajernit. Nëse arrijmë t’i kalojmë, atëherë pse nuk duhet të vazhdojmë dhe ta fitojmë këtë trofe?”, u shpreh Venger. “Në fillim të duket edhe se të fitosh Kupën FA është gjëja më e lehtë në botë, por asnjëherë nuk e di se sa e vështirë është. Nëse e krahason me kampionatin, kuptohet se kemi më shumë shanse, pasi në kampionat jemi shumë mbrapa”, tha trajneri francez para ndeshjes që skuadra e tij luan kundër Bllekbërn në Kupën FA.
Ndonëse ndeshja me Bajernin mund të cilësohet një pikë shumë e rëndësishme e sezonit, Venger nuk dëshiron që të heqë dorë nga Kupa FA dhe shpreson që të zgjidhë më parë sfidën me Bllekbërnin për të kaluar në çerekfinalet e turneut.
“Kupa FA është një objektiv i rëndësishëm për ne. E marrim gjithmonë seriozisht, po ecim mirë dhe duam të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha Venger.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *