Home / Lajme / Maqedoni / Viktima e katërt e gripit këtë sezonë (VIDEO)

Viktima e katërt e gripit këtë sezonë (VIDEO)

20 Shkurt – Një burrë i moshës 43 vjeçare nga brendësia me virus të detektuar të gripit të tipit A ka vdekur në Klinikën për sëmundje efektive në Shkup, informoi sot dr. valeria Kirova Urosheviq, infektolog specialist.

Kjo është viktima e katërt e virusit të gripit këtë sezonë.
Akjo theksoi se pacienti është pranuar në Klinikë më 16 shkurt, ndërsa ka vdekur më 17 shkurt.

“Pacientë është pranuar në gjendje jashtëzakonisht të keqe, por edhe me sëmundje paraprake të rënda neurologjike. Edhe krahas masave të ndërmarra për mjekim intensiv, ai vdiq”, deklaroi dr, Kirova-Urosheviq.

Në Klinikë momentalisht janë hospitalizuar tre pacientë në gjendje kritike, por edhe disa të rjerë, të cilët janë me komplikim të zakonshëm – bronshopneumoni.

“Vazhdimisht ka numër të madh të kontrolleve nëpër ambulanca, rreth njëqind pacientë për 24 orë, kryesisht me diagnozën grup, por edhe me patologji tjetër të përzier, shtoi dr. Kirova-Urosheviq.

VIKTIMA E KATËRT NGA GRIPI KËTË SEZON ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *