Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE do zgjedhje parlamentare në 2014

VMRO-DPMNE do zgjedhje parlamentare në 2014

Gazeta e përditshme maqedonase “Vest” shkruan sot se në Maqedoni do të ketë zgjedhje parlamentare, por ato do të mbahen vitin e ardhshëm së bashku me ato presidenciale.

Sipas gazetës, për një mundësi të tillë ka sinjale pozitive edhe nga partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partia e Ali Ahmetit.
VMRO-DPMNE i ka alarmuar strukturat e saj se në vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa këtë vit ata fokusohen vetëm në zgjedhjet lokale.

Megjithatë, opozita maqedonase vazhdon të këmbëngul për qëndrimet e saj që të mbahet këtë vit zgjedhjet parlamentare, në pako me ato lokale, që tashmë janë caktuar për 24 mars të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *