Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE me kandidat edhe në Saraj

VMRO-DPMNE me kandidat edhe në Saraj

Shkup, 04 Shkurt – Vladimir Todoroviq në Komunën Qendër, Ivica Koneski në Komunën Aerodrom dhe Zoran Boshkovski në Komunën Saraj.

Këta janë tre nga kandidaturat e miratuara në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, për zgjedhjet lokale të 24 marsit.

VMRO-DPMNE preferon të mbajë ende të fshehur kandidaturat për Komunën e Strugës dhe atë të Kërçovës, edhe pse nuk kanë ngelur as dy javë të plota kur pritet të skadojë afati për dorëzimin në KSHZ të kandidaturave.

Partia e kryeministrit ka zbardhur edhe emrat e kandidatëve në nëntë komunat e tjera.

“Parimi bazë i vlerësimit me të cilin Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka përzgjedhur kandidaturat, ka qenë oferta dhe programi i kandidatëve në sferën e infrastrukturës dhe të zhvillimit të ekonomisë dhe biznesit në komuna. Kriter i rëndësishëm për përzgjedhjen e kandidatëve ka qenë edhe kredibiliteti personal dhe procesi i deritashëm për komunën ku është kandiduar”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *