Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE me propozim të ri për LSDM-së, LSDM nuk e pranon

VMRO-DPMNE me propozim të ri për LSDM-së, LSDM nuk e pranon

25 shkurt-Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp Zoran Stavreski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, propozohet konfirmim të afatit të ri për dorëzim të listave për kryetarë komunash dhe për këshilltarë, i cili do të zgjaste deri më 3 mars, e diel, deri në orën 24.

VMRO-VPMNE, në bazë të qëndrimeve dhe pozicioneve të deritanishme parimore për mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë pas pakos së masave të cilat i propozoi kryeministri dhe lideri i partisë Nikolla Gruevski më 12 shkurt, sot sërish dërgoi propozim të ri deri te LSDM-ja për tejkalim të sfidës aktuale politike.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp Zoran Stavreski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, propozohet konfirmim të afatit të ri për dorëzim të listave për kryetarë komunash dhe për këshilltarë, i cili do të zgjaste deri më 3 mars, e diel, deri në orën 24.

Në këtë afat, theksoi si, zë gjitha partitë politike do të mund t’i dorëzojnë listat, ndërsa kjo procedurë do të mundësohej me intervenim në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të Kodit zgjedhor dhe do të dedikohej vetëm për këto zgjedhje lokale.

“Nëse LSDM-ja sot e pranon këtë proces nesër në seancës urgjente në Kuvend do të miratoheshin ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe ato do të hynin në fuqi menjëherë”, shpjegoi Stavreski.

Në qoftë se LSDM-ja merr vendim për kthim në punën e Kuvendit kjo do të kishte edhe rezultate pozitive në drejtim të zgjidhjes së gjendjes politike me ç’rast do të vazhdonte edhe dialogu për të gjitha çështjet e rëndësishme. Njëherit, nënvizoi Stavreski, gjatë ditës së nesërme do t’i miratonin ndryshimet e Kodit zgjedhor me të cilin konfirmohet afat i ri për dorëzim të listave për kandidatë për këshilltarë dhe kandidat për kryetar komune nga ana e partive politike.

VMRO-DPMNE-ja propozon në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 202 formim të komisionit i cili do të kishte kompetencë t’i konfirmojë të gjitha arsyet, aspaktet dhe ngjarjet të cilat sollën deri në situatën konkrete sipas shembullit të të gjitha shteteve demokratike. Siç më qartësuam, theksoi Stavreski, për VMRO-DPMNE-në është i pranueshëm propozimi të cilin e ofroi presidenti Gjorge Ivanov.

“Me këtë propozim LSDM-së i mundësohet një javë e plotë t’i formulojë listat e kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë komunash dhe të merr pjesë në zgjedhje pa madje pasur nebojë për anulim të zgjedhjeve që për VMRO-DPMNE-në është e panevojshme dhe e papranueshme. Nëse është e nevojshme një javë për përgatitje të listave LSDM-ja me këtë propozim e ka”, tha Stavreski.

Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se është propozim konstruktiv me të cilin hapet mundësi që LSDM-ja të hyjë në proceset politike normale në Republikën e Maqedonisë në një mënyrë legjitime dhe të mençur dhe të mundësojë vazhdim të proceseve integruese të RM-së në strukturat euroatlantike.

“Në qoftë se edhe ky propozim refuzohet do të jetë e dukshme se ideja e LSDM-së është që të vazhdojë me krijimin e problemeve në Republikën e Maqedonisë, e jo sigurimin e ardhshmërisë euroatlantike”, tha në konferencën e sotme për shtyp Zoran Stavreski.

Por LSDM-ja nuk e ka pranuar këtë ofertë.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka refuzuar propozimin e VMRO-DPMNE-së që të shtyjë afatin edhe për dhjetë ditë për parashtrimin e listës për kandidatë dhe nesër që të kthehet në paralment dhe të ndryshojë ndyryshimet e ligjit për zgejdhjet.

LSDM ngel në qëndrimin e saj që të mbahen zgjedhje të parakohëshme, nëse “Koalicioni për ardhmëri”, fiton një votë më shumë në zgjedhjet lokale.Nga LSDM-ja, përkujtojnë se koalicioni nuk ka vendos që të bojkotojë zgjedhjet sepse nuk ka pasur kohë që të vendos për kanddiatët, por vendimi i tyre është “përgjigje ndaj pushtetit policor ku është kyçur edhe vetë Stavrevski me urdhër të Gruevskit sepse ishte suspenduar demokracuia parlamentare dhe ishte anuluar legjitimiteti i institucioneve shtetërore.

“Askush në Maqedoni nuk ka dilemë se kredibilitetin e shtetit dhe institucioneve mund ta japin dhe në këtë rast mund të kthejnë, vetëm qytetarët përmes votës së tyre në zedhje të lira dhe demokratike. Në këtë zgejdhje paralamentare të parakohëshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LSDM-ja. Në këtë kontest, kryetari Cërvenkovski, propozoi që të dilet nga kriza dhe sipas kësaj, vendimin se a do ketë gjedhje të parakohëshme apo jo, do ta japin qytetarët. Me çka, nëse në zgjedhjet lokale, LSDM-ja, fiton një votë më shumë se VMRO—DPMNE-se, atëherë të ketë zgjedhje të parakohëhsme. Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *