Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve lokale, as zgjedhje të parakohshme parlamentare

VMRO-DPMNE: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve lokale, as zgjedhje të parakohshme parlamentare

23 shkurt-“Nuk ekziston mundësi për çfarëdo qoftë marrëveshje politike për zgjedhje të parakohshme parlamentare, as ekziston mundësi për pranimin e çfarëdo qoftë shantazhi nga ana e LSDM-së. Nuk ekziston mundësi për shtyrjen e datës 24 mars të vitit 2013, kur është paraparë mbajtja e zjgedhjeve të rregullta lokale”, kumtoi VMRO-DPMN

VMRO-DPMNE e riafirmoi qëndrimin se nuk ka shtyrje të afatit për zgjedhjet lokale, as mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat i kërkon LSDM-ja opozitare.

“Nuk ekziston mundësi për çfarëdo qoftë marrëveshje politike për zgjedhje të parakohshme parlamentare, as ekziston mundësi për pranimin e çfarëdo qoftë shantazhi nga ana e LSDM-së. Nuk ekziston mundësi për shtyrjen e datës 24 mars të vitit 2013, kur është paraparë mbajtja e zjgedhjeve të rregullta lokale”, kumtoi VMRO-DPMNE, duke reaguar në deklaratën e nënkryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, transmeton Tv KOHA.

“Të gjitha idetë e tjera për tejkalimin e krizës së krijuar nga LSDM-ja, ndërsa të planifikuar nga ata që nga qershori, në të cilat nuk janë përmbajtuer këto dy pika, VMRO-DPMNE me kujdes do t’i analizojë dhe do të prononcohet” qëndron në reagimin e partisë në pushtet, transmeton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *