Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE: Nuk pranojmë ultimatume (VIDEO)

VMRO-DPMNE: Nuk pranojmë ultimatume (VIDEO)

VMRO-DPMNE-ja në mënyrë kategorike dhe të qartë i riafirmoi pozicionet e saj parimore që të mos pranojë, në asnjë variant, kushtëzime dhe ultimatume për mbajtje të zgjedhjeve lokale të caktuara për më 24 mars të vitit 2013.

Ky është konkluzioni i marrë në seancën e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së të mbajtur gjatë ditës së djeshme, në të cilën u shqyrtua gjendja aktuale politike në Republikën e Maqedonisë dhe është marrë vendim për konfirmim të kandidatëve për kryetar komunash në më shumë komuna.Komiteti ekzekutiv sërish e riafirmoi vendimin se për VMRO-DPMNE-në janë plotësisht të pabaza kushtëzimet dhe lidhja e mbajtjes së zgjedhjeve lokale me çfarëdo lloj marrëveshjeje për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose madje me çfarëdo lloj anulimi të zgjwdhjeve lokale veçmë të caktuara.

“VMRO-DPMNE-ja nuk ka për qëllim të lejojë që me politika joparimore, me shkaktim të incidenteve, grindjeve dhe bllokadave të realizohen kushtëzime politike dhe shantazhe dhe të diktohen ngjatje politike të bazuara vetëm në dëshirat dhe interesat personale të një njeriu, në vend që të jenë të bazuar në interesat e shtetit dhe qytetarëve.

Nuk ekziston as mundësi më e vogël, madje as mundësi teorike që VMRO-DPMNE-ja të pranojë kompromis në të cilin do të përmendej çfarëdo lloj varianti i zgjedhjeve të parakohshme ose anulim të zgjedhjeve lokale veçmë të caktuara”, njoftoi sot VMRO-DPMNE. Në qoftë se Branko Cërvenkovski dëshiron t’i masë forcat e tij dhe forcat e LSDM-së me VMRO-DPMNE-në, nga partia edhe një herë i bëjnë thirrje të dalë në zgjedhjet lokale të caktuara për më 24 mars.

Në kumtesë përkujtohet se para vetëm disa ditëve VMRO-DPMNE-ja ofroi pako masash me të cilat, nënvizohet, besojmë se opozita mund të kthehet me kapacitet të plotë dhe institucionet dhe proceset politike në shtet, për shkak se pakoja e masave i dedikohej të gjitha brengave të cilat opozita i theksonte gjatë periudhës së kaluar.VMRO-DPMNE-ja edhe një herë apelon deri te LSDM-ja që të heq dorë nga shantazhet dhe kushtëzimet dhe u bëjnë thirrje që të ndalen t’i bëjnë dëm shtetit të tyre dhe të kthehen në institucionet dhe proceset politik.

VMRO-DPMNE: NUK PRANOJNË ULTIMATUME ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *