Home / Lajme / Maqedoni / Volers: Prioritet të jenë interesat shtetërore (VIDEO)

Volers: Prioritet të jenë interesat shtetërore (VIDEO)

21 Shkurt – Ambasadori amerikan në Maqedoni, Pol Volers deklaroi sot se partitë politike në vend duhet të zbatojnë aktivitetet e tyre duke mbajtur llogari për interesat e shtetit.

“Pozicioni ynë është kriza, në rast se mund të quajmë ashtu, duhet të tejkalohet për të mirën e shtetit. Vlerësoj se liderët e partive, si në qeveri, ashtu edhe në opozitë, duhet të punojnë bashkërisht për të mirën e së ardhmes së vendit, dhe jo vetëm për interesat e tyre politike. Vlerësojmë se situata politike mund të tejkalohet, por për këtë duhet ulur dhe të bisedohet”, theksoi ambasadori amerikan nga Ohri, gjatë qëndrimit dhe fjalimit të tij në Fakultetin për Turizëm dhe Hotelieri.

Ambasadori Volers nuk ka dashur të komentojë çështje, siç është ajo se a duhet opozita maqedonase të shkojë në zgjedhje lokale.
“Mbetet që partitë ta bëjnë këtë, por dua të përsëris se udhërrëfyes për ta duhet të jenë interesat shtetërore, dhe nëse ate e kanë si imperativ, atëherë do të jetë e mundur të tejkalohet situata”, ka theksuar ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Pol VolerS.

VOLERS: PRIORITET TË JENË INTERESAT SHTETËRORE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *