Home / Sport / Vrapçishti angazhon Xhengiz Rexhepin

Vrapçishti angazhon Xhengiz Rexhepin

“Me Erxhan Mengën u ndamë në mënyrë shumë miqësore dhe shumë korrekte pasi kemi qenë mjaftë të kënaqur me punë që ai e ka bërë në skuadrën tonë. Por dua të theksojë se menjëherë gjetëm gjuhë të përbashkët me trajnerin Xhengis Rexhepin me të cilin mendojmë të kemi një bashkëpunim afat gjatë. KF Vrapçishti ka plane afat gjate”, deklaroi për mediat, kryetari i KF Vrapçishtit, Muhamer Çelik.

Vetëm disa orë pasi që Merxhan Menga u dorëhoq nga posti i trajnerit të KF Vrapçishti, drejtuesit e skuadrës kanë reaguar shpejtë, duke angazhuar si zëvendësues të tij Xhengiz Rexhepin. Ky i fundit vetëm disa ditë më parë braktisi Rufenë e Miletinës, mirëpo rezulton se gjen angazhim të ri vetëm brënda një jave. “Me Erxhan Mengën u ndamë në mënyrë shumë miqësore dhe shumë korrekte pasi kemi qenë mjaftë të kënaqur me punë që ai e ka bërë në skuadrën tonë. Por dua të theksojë se menjëherë gjetëm gjuhë të përbashkët me trajnerin Xhengis Rexhepin me të cilin mendojmë të kemi një bashkëpunim afat gjatë. KF Vrapçishti ka plane afat gjate”, deklaroi për mediat, kryetari i KF Vrapçishtit, Muhamer Çelik. Kutjojmë se pas inkuadrimit historik të KF Vrapçishtitë në Ligën e Dytë, trajner i skuadrës u emërua Byrol Topçiu. Ai qëndroi në krye të ekipit vetëm në pesë xhirot e para, duke u dorëhequr nga pozita e tij. Vendin e trajnerit e plotësoi Erxhan Menga, i cili në gjysmëstinorin vjeshtor kishte rezultate pozitive me skuadrën e Vrapçishtit. Ekipi i drejtuar nga Menga, në pjesën e parë të kampionatit u ndal në pozitën e 10-të në renditjen tabelare, me 20 pikë të tubuara. Besohej se Menga do të vazhdojë punën e tij, pasi që zhvilloi një pjesë të fasëz përgatitore, të hënën drejtoi skuadrën në humbjen 4:2 në miqësoren me Korzon, ndërsa të martën papritmas për arsye personale vendosi të braktisë pankinën e Vrapçishtit. E ndërkohë planet e tij do të duhet t’i vazhdojë Xhengiz Rexhepi, që tani më ka përvojë të bollshme në Ligën e Dytë, ku gati një vit ishte ‘hit’ me skuadrën e Rufesë. Pritet që atmosferën e njëjtë ta bartë edhe te Vrapçishti, ku për këtë sezon amiciet do të jenë për mbijetesë, ndërsa për më tutje do të tregojë koha.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *