Home / Sport / Vritet ish-futbollisti i Hajvalisë, Fatmir Beqiri

Vritet ish-futbollisti i Hajvalisë, Fatmir Beqiri

Fatmir Beqiri, 21 vjeçar, e la Kosovën për të shkuar në kërkim të një jete më të mirë në Francë, mirëpo për asnjë moment nuk e kishte menduar se atje do të gjente vetëm vdekjen.

Ish-futbollisti i Hajvalisë me të cilën ai u promovua në ligën e parë, Fatmir Beqiri pas një zënke me një tjetër shtetas kosovar në Lyon të Francës ka mbetur i vdekur pasi paraprakisht ishte goditur me thikë.

Beqiri, i lindur me 23 dhjetor 1991, për një vit ishte pjesë e Hajvalisë. Ai më parë kishte luajtur edhe për KEK-un dhe Ramiz Sadikun, ndërsa vitin e kaluar kishte vendosur që në mënyrë ilegale të shkojë në Francë.

Fatmiri nga shokët kujtohet si një djalë i urtë dhe i zellshëm dhe lajmi për vdekjen e tij i ka goditur të gjithë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *