Home / Sport / Xhengis Rexhepi zëvendësoi Erxhan Mengën në KF Vrapçishti

Xhengis Rexhepi zëvendësoi Erxhan Mengën në KF Vrapçishti

“Me Erxhan Mengën u ndamë në mënyrë shumë miqësore dhe shumë korrekte pasi kemi qenë mjaftë të kënaqur me punë që ai e ka bërë në skuadrën tonë. Por dua të theksojë se menjëherë gjetëm gjuhë të përbashkët me trajnerin Xhengis Rexhepin me të cilin mendojmë të kemi një bashkëpunim afat gjatë. KF Vrapçishti ka plane afat gjate” tha kryetari i klubit Muhamer Çelik .

Gjatë ditës së martë në klubin e futbollit Vrapçishti, papritmas për opinionin më të gjerë kanë ndodhur ndryshime në stafin teknik. Nga posti i trajnerit përgjegjës është larguar Erxhan Menga , ndërsa në mënyrë shumë të shpejtë ky pos i është besuar ish trajnerit të ekipit Rrufeja-M, Xhengis Rexhepi. “Me Erxhan Mengën u ndamë në mënyrë shumë miqësore dhe shumë korrekte pasi kemi qenë mjaftë të kënaqur me punë që ai e ka bërë në skuadrën tonë. Por dua të theksojë se menjëherë gjetëm gjuhë të përbashkët me trajnerin Xhengis Rexhepin me të cilin mendojmë të kemi një bashkëpunim afat gjatë. KF Vrapçishti ka plane afat gjate” tha kryetari i klubit Muhamer Çelik .

Trajneri i deri tanishëm Erxhan Menga gjithashtu ka konfirmuar se ndarja ishte miqësore dhe shumë korrekte “ Drejtuesit e klubit ishin mjaftë korrektë dhe gjithmonë kanë punuar për të mirën e klubit. Për shkaqe personale u deshtë që të largohem nga posti i trajnerit . Ekipit të Vrapçishtit i dëshirojë punë të mbarë dhe suksese në sezonin pranveror” tha Erxhan Menga.

Ndryshe me kualifikimin e ekipit Vrapçishti në ligën e dytë trajneri u emërua Byrol Topçiu i cili pas vetëm pesë xhirove dha dorëheqje të parevokueshme, ndërsa ky postë atëherë iu besua pikërisht Erxhan Mengës i cili ka pasur rezultate të kënaqshme me klubin. Ekipi i Vrapçishtit në pjesën e parë kampionate ishte i 10-ti në tabelë me 20 pikë të tubuara.

yllpress.com

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *