Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Opozita do të shkojë në zgjedhje lokale nëse shtyhen për dy javë

Zaev: Opozita do të shkojë në zgjedhje lokale nëse shtyhen për dy javë

23 shkurt-Nënkryetari i LSDM-së Zoran Zaev në deklaratën e dhënë sot në Strumicë thotë se kanë dorëzuar propozim me pesë pika të cilat në pjesë të madhe përputhen me propozimet e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Nikolla Gruevski të të tejkalohen mosmarrëveshjet.

Opozita është e gatshme të shkojë në zgjedhje lokale, nëse shtyhen për dy javë, pa kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Këtë, siç transmetojnë televizionet Kanal 5 dhe Vis i Strumicës, qëndron në propozimin e fundit që opozita e ka parashtruar deri te pushteti pas letrës së komisarit evropian për zgjerim Shefan Fyle.

Nënkryetari i LSDM-së Zoran Zaev në deklaratën e dhënë sot në Strumicë thotë se kanë dorëzuar propozim me pesë pika të cilat në pjesë të madhe përputhen me propozimet e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Nikolla Gruevski të të tejkalohen mosmarrëveshjet.

Sipas kërkesave të LSDM-së, zgjedhjet lokale duhet të shtyhen për dy javë, deri në fillim të prillit që të realizohen propozimet e presidentit dhe kryeministrit, ndërsa opozita të përgatitet për zgjedhjet.

Zaev thotë se tani për tani nuk ka përgjigje zyrtare nga pushteti a pranohet propozimi i tyre, por do të bëjmë përpjekje maksimale që të arrihet kompromis.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *