Home / Lajme / Maqedoni / Zbardhet një dëshmi e re për fatkeqësinë ajrore të presidentit Trajkovski

Zbardhet një dëshmi e re për fatkeqësinë ajrore të presidentit Trajkovski

Avokati Ignjat Paçnevski i autorizuar për zbardhjen e fatkeqësisë ajrore ku humbi jetën presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe anëtarët e kabinetit të tij, ka zbardhur dëshmi të reja, që sipas tij, bëjnë të qartë se bëhej fjalë për një atentat ndaj presidentit të ndjerë Trajkovski.

Avokati Pançveski ka zbardhur një orë dore para komisionit ndërkombëtar për zbardhjen e fatkeqësisë, duke theksuar se Trajkovski ishte viktimë e një atentati. Sipas mediave maqedonase, ora që është dorëzuar para këtij komisioni hetimesh ishte ndaluar në një orë ndryshe nga ajo zyrtare kur ishte konfirmuar fatkeqësia. Dëshmitë e reja avokati Pançveski theksoi se do ti publikojë në takimet e radhës me komisionin hetimor. “Dëshmitë e mija janë në favor të të gjithëve, sepse ato tregojnë se bëhet fjalë për atentat”, theksoi avokati.

Ai gjithashtu ka theksuar se disponon një video në të cilën shihet se si një avion ushtarak gjuan një raketë që godet drejtpërdrejt krahun anësor të avionit zyrtar të presidentit Trajkovski të tipit “Kinger”, me ç`rast nga ky sulm avioni lëshohet në tokë, por nuk shpërthen. “Për një kohë të shkurtër, vijnë helikopterë ushtarak dhe punojnë rreth avionit, ashtu që për një kohë të shkurtër, avioni mbulohet nga flakët”, ka theksuar avokati mbrojtës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *