Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet mundë të prolongohen nga politika (VIDEO)

Zgjedhjet mundë të prolongohen nga politika (VIDEO)

21 Shkurt – Shtyrja e afateve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe konfirmimin e kandidaturave mund të bëhet vetëm me marrëveshje politike, që fillimisht duhet të kërkojë edhe ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Kështu thotë nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, duke komentuar mundësinë eventuale të shtyrjes së datës së zgjedhjeve ose atë të dhënies së një afati të ri për kandidaturat. Në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje politike, ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme, në mënyrë që ndryshimi i afateve të mos bjerë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.“Këto janë afatet e parashikuara edhe me Kodin Zgjedhor edhe me afatin të cilën e kemi miratuar në fillim të shpalljes së zgjedhjeve si KSHZ, dhe një çështje e tillë nuk ka mundësi në aspektin ligjor.

Ajo që ju e potenconi, se a ka mundësi që të bëhet prolongimi i zgjedhjeve, atë ja lëmë politikës. Nëse politika merr një hap të tillë atëherë do të duhet të ndërhyjnë edhe me ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor që ne të respektojmë vetëm dispozitat që na jep Kodi Zgjedhor”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.Nga opozita thonë se nëse ekziston vullneti politik, marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve është e mundshme, deri në ditën finale të mbajtjes së tyre.“Deri kur të mbahen zgjedhjet, marrëveshja politike është e mundshme. E pamë se si VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja kur deshën që me anë të regjistrimit të bëjnë ‘Maqedoninë me 7 milion banorë’, e ndërprenë regjistrimin dhe hodhën në erë 10 milion euro, para të qytetarëve. Nëse ka vullnet, mund të ketë marrëveshje”, deklaroi Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.Në përputhje me dispozitat ligjore rreth afateve dhe procedurave zgjedhore, tani më Opozitës i kanë shteruar shanset për pjesëmarrje në zgjedhje. 16 shkurti ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, ndërsa dita e nesërme, 22 shkurti, është e fundit kur ato duhet të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Emrat e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë komunal janë duke iu nënshtruar procesit të lustrimit para Komisionit për verifikimin e fakteve, procedurë kjo që duhet të përfundojë nesër, pavarësisht nëse Komisioni ka arritur të shqyrtojë apo jo dosjet e të gjithë kandidatëve.“Komisionet komunale zgjedhore kanë marra informata për listat të cilat i kanë dërguar, por ka edhe lista të cilat ende janë duke pritur ”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.Deri tani kandidaturat para Komisionit Shtetëror Zgjedhor i kanë paraqitur 267 kandidatë për kryetar komunash dhe 383 lista për këshilltarë komunal.

Më 24 shkurt, në zyrat e KSHZ-së do të hidhet shorti për numrat rendor që do të mbajnë partitë dhe kandidatët e pavarur në fletëvotime.

ZGJEDHJET MUNDË TË PROLONGOHEN NGA POLITIKA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *