Home / Sport / Zhordi Alba kundër Kajehon: Fyerjet e Mesit i dëgjoi vetëm ai!

Zhordi Alba kundër Kajehon: Fyerjet e Mesit i dëgjoi vetëm ai!

Zhordi Alba ka përgënjeshtruar deklaratat e Hoze Kajehon dhe atë që është shkruar në shtypin sportiv në javën e kaluar rreth një debati të Lionel Mesit me Aitor Karankan, ndihmësin e Zhoze Murinjos. Sipas disa gazetave spanjolle, argjentinasi e quajti Karankan “kukulla e Murinjos” në fund të ndeshjes së Kupës së Mbretit, në tunelin e dhomave të zhveshjes, fakt të cilin e pranoi një ditë më vonë në konferencë për shtyp Hose Kajehon.

“Nuk është se Kajehon ka thyer ndonjë “kod heshtje” për raste të tilla, por më duket se atë që ndodhi në tunel e paska parë vetëm ai. Unë nuk pashë asgjë nga ata që tha ai. Por nuk dua t’i jap rëndësi kësaj teme pasi nuk e meriton”, u shpreh mbrojtësi i Barcelonës, i cili më pas i ka thurur elozhe shokut të tij të skuadrës.
“Rinovimi i Mesit është një lajm i mirë për të gjithë barcelonizmin. Ai është më i miri në botë dhe ndoshta i të gjithë të historisë së futbollit. Leo është një person i jashtëzakonshëm, një djalë mjaft i thjeshtë. Në fund të fundit, kjo është ajo që vlen më shumë në futboll dhe në jetë”.
“Unë kam pasur fatkeqësinë ta vuaj Mesin si kundërshtar te Valencia. Është një çlirim ta kem tani si shok skuadre, nuk kam parë asnjëherë askënd si ai në jetën time”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *