Home / Lajme / Rajon / Zvicra nuk i ka mbyll hetimet ndaj Azem Sylës

Zvicra nuk i ka mbyll hetimet ndaj Azem Sylës

Rasti i Azem Sylës, deputet në Parlamentin e Kosovës, vazhdon të jetë “në rend dite” të organeve të drejtësisë në kantonin e Soloturnit.

“Hetimet penale nuk janë përmbyllur akoma”, ka thënë për gazetën “Solothurner Zeitung” ndihmësprokurorja Sabine Husi.

Sipas saj, hetimet do të marrin edhe më shumë kohë. “Në këtë kuptim, nuk ka ende një afat të prerë kohor për përmbylljen e procedurës”, ka shtuar ajo, transmeton Albinfo.ch.

Bazuar në një denoncim të bërë nga arka e kompensimit e Kantonit të Soloturnit, në mars të vitit 2012 prokuroria e kishte iniciuar ndaj Azem Sylës një hetim penal për mashtrim. Lënda ka të bëjë me të ardhurat plotësuese në vlerë prej rreth 400 mijë frangash, të përfituara pa të drejtë nga Azem Syla.

Sipas Husi-t, kohëzgjatja e hetimeve është brenda afateve normale. “Në rastet e veprave të tilla penale, faktet dhe pyetjet e shtruara ligjore janë mjaft komplekse “, ka thënë ajo.

Në muajin maj të vitit të kaluar Azem Syla qe detyruar të lëshonte Zvicrën, për arsye se atij i ishte hequr leja e tij e qëndrimit të përhershëm (Viza C). Ai kishte ushtruar të drejtën e tij për ankesë deri në Gjykatën Federale, por pa sukses. Verën e kaluar, Zyra Federale për Migracion i kishte shqiptuar Azem Sylës një ndalesë hyrjeje në Zvicër për pesë vitet e ardhshme, shkruan gazeta.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *