Home / Lajme / Maqedoni / 13 QYTETAR DHE 13 POLICË TË LËNDUAR, 8 TË ARESTUAR NGA PROTESTAT E DJESHME

13 QYTETAR DHE 13 POLICË TË LËNDUAR, 8 TË ARESTUAR NGA PROTESTAT E DJESHME

Shkup, 03 Mars – 13 qytetarë të lënduar, 4 prej të cilëve ende gjenden për mjekime në spital, 13 policë dhe një numër i madh dëmesh materiale është bilanci i protestave të djeshme që u organizuan pas një thirrjeve në rrjetet sociale nga të rinj shqiptarë. Kështu shprehet zëdhënësi i MPB-së , Ivo Kotevski. Sipas tij protesta e djeshme ishte e dhunshme dhe e paparalajmëruar në polici, dhe pjesëmarrësit e saj prishën rendit dhe qetësinë publike.

“Sipas informatave të deritanishme, për lëndime janë ankuar 13 qytetarë, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore nëpër spitalet e qytetit, kurse 4 prej tyre kanë marrë edhe lëndime të rënda trupore. Gjatë ushtrimit të dhunës janë lënduar edhe 13 policë dhe gjithashtu nga ana e dhunuesve janë shkatërruar 8 automjete private prej të cilëve 2 edhe ishin përmbysur. Janë demoluar edhe 4 automjete të policisë, 2 Shkoda Jeti, një xhip Defender dhe 1 furgon, kurse janë sulmuar me gurë edhe 2 autobusë të NTP-së, në bulevardin ‘Nikolla Karaev’, që më pas autobusi me numër 61 të përfshihet nga flaka, që i vunë dhunuesit”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Ndërkohhë, lidhur me protestat e të rinjve maqedonas 2 ditë më parë, Kotevski tha se deri tani janë ngritur 19 padi penale, nën akuzën për prishje të rendit.

“Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale tek Prokuroria Publike, kundër 19 personave të moshës nga 19 deri në 44 vjeç, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale ‘pjesëmarrje në turmë për prishje rendi’, akt ky që dënohet sipas nenit 385 nga Kodi Penal i Maqedonisë”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Kotevski tha se edhe 8 të prangosurit gjatë incidenteve të djeshme sipas të gjitha gjasave do të paditen për veprën ‘pjesëmarrje në turmë, në tentativë të prishjes së rendit’. Zëdhënësi i MPB-së nuk deshi të komentojë nëse në protestat e dy ditëve të fundit kishte gisht politika, pasi sipas tij organet e rendit ende po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimit të dëshmive.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *