Home / Lajme / Maqedoni / 8.379 vëzhgues vendor dhe 410 të huaj do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale

8.379 vëzhgues vendor dhe 410 të huaj do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale

21 mars-Asociacioni qytetar ‘Most’ ka akredituar 3.941 vëzhgues, Shoqata për aktivitete humanitare ‘Sinergij’ nga Shtipi me 3.534 vëzhgues, MCMS 392 vëzhgues, Civil 128 dhe shoqata “Platforma Maqedonase kundër varfërsië” me 379 vëzhgues.

Zgjedhjet lokale të së dielës në Maqedoni do të vëzhgohen nga 8.379 vëzhgues vendor dhe 410 vëzhgues ndërkombëtar.

Asociacioni qytetar ‘Most’ ka akredituar 3.941 vëzhgues, Shoqata për aktivitete humanitare ‘Sinergij’ nga Shtipi me 3.534 vëzhgues, MCMS 392 vëzhgues, Civil 128 dhe shoqata “Platforma Maqedonase kundër varfërsië” me 379 vëzhgues.

Ndërkohë, zgjedhjet do të vëzhgohen edhe nga 204 vëzhgues të OSBE/ODIHR, nga 38 vëzhgues nga ambasada amerikane dhe OSBE, 32 vëzhgues nga delegacioni i BE-së në Shkup, 17 vëzhgues nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve nga Kosova, 16 nga Këshilli i Evropës, nga pesë vëzhgues nga ambasada e Kosovës dhe Turqisë, shtatë vëzhgues nga ambasada franceze dhe nga katër vëzhgues nga ambasadat bullgare, ruse, austriake, kineze, britanike, suedeze, etj. Për nevojat e vëzhguesve ndërkombëtarë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të angazhojë 281 përkthyes. Për ndjekjen e zgjedhjeve, nga mediat e jashtme deri tani është akredituar vetëm televizioni kroat HTV.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *