Home / Sport / Abdiu rrizgjidhet president i LFK-Tetovë

Abdiu rrizgjidhet president i LFK-Tetovë

“I përshëndes gjithë puntorët sportiv që ishin në numër kaq të madh sonte në Kuvendin e Lidhjes futbollistike të Tetovës, kur është hera e parë që nga 68 delegatë vetëm një mungonte, ndërsa tjerët ishin prezentë. Mua më gëzon fakti që si kryetar i ri u zgjodha me votim të fshehur, që është një meritë shumë e madhe për futbollin, veçanërisht në Tetovë. Këtu kishte delegatë që në një farë mënyre gjatë gjithë kohës kanë qenë kundër-kandid të mij, që një kohë të gjatë jemi marë me Regjistrin Qendror. Definitivisht ata e panë se Memet Abdiu i fiton zgjedhjet në mënyrë demokratike dhe gjithçka shkoi në rregull pa kurfarë problemi“, deklaroi Memet Abdiu, i kënaqur që mori një tjetër mandat katër-vjecar.

Memet Abdiu ka fituar mandat të rij katër-vjecar si kryetar i Lidhjes Komunale të Futbollit në Tetovë, pasi që ka marë mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin e rregullt Zgjedhor që u zhvilluar të premten mbrëma në Tetovë. Pasi kohë më parë LFK-Tetovë u dha fund paqartësive rreth legjitimitetit të dy palëve egzistuese, Kuvendi i të premtes si kurrë më parë tuboi 67 nga gjithsej 68 delegatë të rregjistruar në këtë Lidhje. Memet Adbiu, Ajetali Dervishi dhe Qenan Idrizi duhej të ishin tre kandidatët për të cilët delegatët do të jepnin votën e tyre, mirëpo në fillim të Kovendit, nën-kryetari i FFM-së, Qenan Idrizi, u tërhoq nga gara për pozitën e presidentit të LFK Tetovë. Kështu në garë mbetën Memet Abdiu dhe Ajetali Dervishi, ndërsa delegatët në mënyrë demokratike në mënyrë të fshehtë dhanë votën për të preferuarin e tyre. Këshu Abdiu me 46 vota u rrizgjodh kryetar i kësaj Lidhje të futbollit, duke lënë pas kundër kandidatin e vetëm Ajetali Dervishin, që tuboi 21 votë. “I përshëndes gjithë puntorët sportiv që ishin në numër kaq të madh sonte në Kuvendin e Lidhjes futbollistike të Tetovës, kur është hera e parë që nga 68 delegatë vetëm një mungonte, ndërsa tjerët ishin prezentë. Mua më gëzon fakti që si kryetar i ri u zgjodha me votim të fshehur, që është një meritë shumë e madhe për futbollin, veçanërisht në Tetovë. Këtu kishte delegatë që në një farë mënyre gjatë gjithë kohës kanë qenë kundër-kandid të mij, që një kohë të gjatë jemi marë me Regjistrin Qendror. Definitivisht ata e panë se Memet Abdiu i fiton zgjedhjet në mënyrë demokratike dhe gjithçka shkoi në rregull pa kurfarë problemi“, deklaroi Memet Abdiu, i kënaqur që mori një tjetër mandat katër-vjecar. Presidenti i posazgjedhur Abdiu, vendosi që si zëvendës të tij të emërojë Borçe Mirçevskin. Anëtar të Këshillit Drejtues të LFK-Tetovë u zgjodhën Lirim Saiti, Ramadan Ramadani, Afrim Jonuzi, Abdilhadi Selimi, Sulejman Ibishi, Vladimir Bilbilovski dhe Adnan Idrizi. Lidhje Komunale e futbollit të Tetovës për delegate të saj në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së caktoi Qenan Idrizin, Abedin Alitin, Fisnik Hiseni dhe Zharko Sojanovskin, ndërsa delegat nga Liga e Tretë-Perëndim u zgjodh Memet Abdiu. Delegatët e LFK-Tetovë, me mbështetje maksimale mbështetën propozimin që Qenan Idrizi të jetë kandidat për anëtar të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Kuvendi i mbrëmshëm Zgjedhor i LFK-Tetovë u ndoq për së afërmi nga sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Dimitar Zizovski, komesari për gara, Vasko Dojçinkovski dhe anëtari komisionit për të rrinjë, Ramadan Topojani. Pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor, presidenti i ri-vjetër, Memet Abdiu, paralajmëroi se një ndër angazhimet e tij të para do të jetë aktivizimi i Ligës Komunale. “Faktikisht ne veç më kemi filluar me përgatitjet për aktivizimin e Ligës Komunale. Janë paraqitur 6 ekipe dhe në pranverë do të startojnë garat, ku do luhet në sistem italian. Besoj se me përkrahjen edhe nga institucionet tjera, nga Komuna dhe Agjencia për Rini dhe Sport të rregullojmë së pari disa terene sportive dhe besoj se në të ardhmen do të ketë shumë më shumë ekipe që do të garojnë në Ligën Komunale të Tetovës“, përfundoi Abdiu.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *