Home / Sport / Adriano: Nuk simulova, Ramos me goditi!

Adriano: Nuk simulova, Ramos me goditi!

Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Adriano Korreia, ka dashur të sqarojë personalisht situatën e minutave shtesë në takimin e javës së kaluar kundër Real Madrid, kur ai u rrëzua në zonë dhe katalanasit kërkuan penallti.

“Unë nuk u hodha, ishte penallti pasi Ramos më goditi me shkelm. Por tani të lëmë këto polemika, ndeshja me Realin ka kaluar”, deklaroi mbrojtësi i cili është shfaqur mjaft i bindur për atë që ndodhi në fund të takimit të kampionatit, në kundërshtim nga kolegu i tij te madrilenët që pretendon se nuk i kujtohet nëse kishte kontakt apo jo mes të dyve.
Por duket se katalanasit po mundohen tashmë të përqendrohen vetëm te sfida ndaj Milanti në Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye, duan të evitojnë çdo polemikë të mundshme që i shpërqendron. Kjo është vënë re edhe nga konferenca për shtyp e Cesk Fabregas, i cili ka bërë të qartë se ishte e kotë tani të shihej se çfarë bënte Real Madrid.
“Nuk ka si të na krijojë trysni kualifikimi në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve nga Real Madrid. Kur luan për të fituar trofeun, nuk ka rëndësi nëse kalon apo jo Reali, pasi ajo që duam është të shkojmë në finale dhe nuk ka rëndësi kundër kujt. Fjalët e Murinjos pas ndeshjes me Mançesterin? Të gjithë e dimë se si është ai. Për mua nuk ka rëndësi nëse flet për Barçën apo për Pepe”, ishin fjalët e spanjollit që ka preferuar të injorojë rivalët historikë të katalanasve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *