Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Fituam në 99 përqind të komunave, do të përkrahim Selën në Strugë (VIDEO)

Ahmeti: Fituam në 99 përqind të komunave, do të përkrahim Selën në Strugë (VIDEO)

25 mars-“Kemi fituar bindshëm në Çair, Dibër, Zhelinë, Bogovinë, Saraj, Likovë, Pllasnicë dhe me kënaqësi të madhe e përmend Kërçovën. Kemi fitore në Tetovë gati 4 mijë vota, në epërsi jemi në Gostivar, Haraçinë, Studeniçan, Bërvenicë, Tearcë, Vrapçisht, Dollnen” tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së u drejtua nga Reçica e Vogël ku tha se BDI ka fituar në 99 përqind të komunave shqiptare.

“Kemi fituar bindshëm në Çair, Dibër, Zhelinë, Bogovinë, Saraj, Likovë, Pllasnicë dhe me kënaqësi të madhe e përmend Kërçovën. Kemi fitore në Tetovë gati 4 mijë vota, në epërsi jemi në Gostivar, Haraçinë, Studeniçan, Bërvenicë, Tearcë, Vrapçisht, Dollnen” tha Ahmeti.

Në raundin e parë humbëm Strugën theksoi ai, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta përkrahim Selën.

“I ftoj të gjithë shqiptarët masovikisht ta përkrahin kandidatin e PDSH-së në Strugë” tha Ahmeti duke bërë apel që të festohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

“Puna vazhdon edhe për raundin e dytë, do të angazhohemi maksimalisht për fitore” theksoi Ahmeti.

ALI AHMETI: FITUAM SHUMICËN E KOMUNAVE, NË STRUGË DO TA PËRKRAHIM PDSH-në. ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *