Home / Lajme / Maqedoni / Alarme te rejshme per bomba ne aeroportet Shkup dhe Oher

Alarme te rejshme per bomba ne aeroportet Shkup dhe Oher

MPB ka bërë të ditur se ekipet speciale antiterrorizëm kanë kontrolluar dy aeroportet dhe se është konstatuar se alarmi ka qenë i rrejshëm lidhur me vendosjen e bombave.

Ekipet e MPB kanë konstatuar se nuk kanë gjetur asgjë kërcënuese, ndërsa dyshojnë se bëhet fjalë për lajmërim të rrejshëm. MPB informoi se kanë nisur aktivitetet për gjetjen e personit që ka dhënë alarmin e rrejshëm.
Alarme për vendosjen e bombave sot janë dhënë në aeroportet e Shkupit dhe të Ohrit. Shërbimet për siguri të të dyja aeroporteve kanë paralajmëruar udhëtarët dhe tërë stafin e të punësuarve për tu evakuuar nga ambientet e aeroporteve, për gjoja vendosjen e bombave.

Siç bëhet e ditur nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup në ora 14.10 është dhënë alarmi, pasi që një zë burri i panjohur me një numër të panjohur të huaj ka lajmëruar autoritetet e aeroporteve për vendosjen e bombave dhe se menjëherë është ndërprerë linja.

Ekipet speciale antiterrorizëm të MPB-së kanë mbërritur në terren dhe se kanë nisur kërkimet intensive. MPB akoma nuk ka dhënë ndonjë informatë lidhur me alarmin e dhënë dhe se ekipet speciale kanë vazhduar kërkimet. Kjo situatë ka ndodhur kur në dyja aeroportet ka fluks të madh të mërgimtarëve shqiptarë të cilët po mbërrijnë në vend për të shprehur të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e nesërme lokale. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *