Home / Lajme / Maqedoni / Angellov provokon: Ska burrë që më arreston (VIDEO)

Angellov provokon: Ska burrë që më arreston (VIDEO)

02 Mars, Shkup – Kryetari i partisë “Dinjiteti” Stojanço Angelov ka njoftuar se nuk është arrestuar nga ana e policisë dhe ka njoftuar se ende nuk ka dalë burrë që do të arrestonte atë.

Kryetari i partisë “Dinjiteti” Stojanço Angelov përmes rrjetit të Facebook-ut ka njoftuar se nuk është arrestuar nga ana e policisë dhe ka njoftuar se ende nuk ka dalë burrë që do të arrestonte atë dhe të mbetej gjallë, njofton sky.mk Këto deklarata “kërcënuese” i ka bërë pas incidente që ndodhën dje në Shkup. Ai është distancuar nga dhuna dhe protestuesit të cilët e shkaktuan atë duke thënë se partia e tij ka bërë thirrje vetëm për protesta të qeta, që do të ishin kundër emërimit të Talat Xhaferit si ministër.

Shoqata maqedonase “Dinjiteti” që tubon veteranët maqedonas të konfliktit të vitit 2001 edhe për sot ka paralajmëruar protestë para Parlamentit të Maqedonisë, në shenjë proteste kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit, ish-komandantit të UÇK-së për ministër të mbrojtjes të Maqedonisë. Kryetari i kësaj shoqate, Stojançe Angelov ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe se ai ka theksuar se nuk mban përgjegjësi për protestën e djeshme të dhunshme që ka shpërthyer para Qeverisë dhe është përcjellë me dhunë dhe huliganizëm ndaj shqiptarëve. Angelov ka theksuar se nuk ka qenë organizator i kësaj proteste dhe nuk mban përgjegjësi për të . “Dinjiteti” informoi se prej sot do të nis me grumbullimin e nënshkrimeve për nxitjen e një nisme për referendum për ndrrimin e ministrit Xhaferi.

STOJANÇE ANGELLOV PROVOKON DUKE THËN SKA BURRË QË MUNDË TË MË ARESTOJ ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *