Home / Lajme / Maqedoni / Ankesat e VMRO DPMNE-së nuk ndryshojnë fituesin në Kërçovë (VIDEO)

Ankesat e VMRO DPMNE-së nuk ndryshojnë fituesin në Kërçovë (VIDEO)

Shkup, 27 Mars – Ankesat e VMRO DPMNE-së të parashtruara në KSHZ, nuk do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale në Komunën e Kërçovës. Fatmir Dehari mbetet kryetar i komunës së Kërçovës, pavarësisht së çfarë do të vendos Komisioni Shtetëror Zgjedhor lidhur me dy ankesat e VMRO DPMNE-së.

Partia e kryeministrit Gruevski, në Kërçovë është ankuar për parregullsi në dy vendvotime. Sipas nënkryetarit të KSHZ-së edhe sikur të pranohen ankesat e VMRO DPMNE-së, rezultati nuk do të ndryshojë për shkak se numri i votuesve në këto dy vendvotime ,është më i vogël se sa dallimi në vota mes dy kandidatëve.

“Kur grumbullohet i gjithë numri i votuesve, që është 1990 votues, ndërsa diferenca e kryetarin e komunës me atë që ka fituar është 2330, atëherë nuk ndikon edhe në rezultat, edhe pse, sa i përket asaj që unë pashë, këtu nuk ka edhe argumente të fuqishme për çështje të parregullsi në këto dy vendvotime, që do të thotë se çfarë do epilogu të kenë këto dy kundërshtime, nuk do të ndikojnë në rezultat”, Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë parashtruar gjithsej 428 ankesa lidhur me zgjedhjet lokale. LSDM-ja ka dorëzuar numrin më të madh prej tyre, ndërsa VMRO DPMNE përveç për Kërçovën, ankesa ka dorëzuar edhe për Komunën e Strumicës. PDSH-ja është ankuar për parregullsi të zgjedhjeve në Çair, Dollnen dhe Likovë, ndërsa RDK-ja ka vetëm një parashtresë edhe atë për Komunën e Gostivarit. BDI-ja nuk ka shfrytëzuar të drejtën për ankesë, dhe nuk ka dorëzuar asnjë kundërshtim në afatin e paraparë. KSHZ-ja në 48 orët e ardhshme është e obliguar që të vendos për të gjitha ankesat, ndërsa ndaj vendimit të tyre, partitë mund të dërgojnë padi në Gjykatën Administrative. Ndryshe, bazuar në rezultatet e para, pa vendimin e KSHZ-së për ankesat, raund të dytë zgjedhjesh do të ketë në 33 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërsa në 51 komuna fituesi është vendosur në rrethin e parë.

Ankesat e VMRO DPMNE-së nuk ndryshojnë fituesin në Kërçovë ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *