Home / Lajme / Maqedoni / Arestohen 4 persona për blerje votash në Tetovë (VIDEO)

Arestohen 4 persona për blerje votash në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 28 Mars – Policia e Tetovës ka ndaluar katër persona të cilët dyshohen për blerjen e votave nga qytetarët. Sipas policisë, bëhet e ditur se janë dhënë para në vlera të vogla për një numër të madh të qytetarëve për të votuar në favor të një kandidati për kryetar komune në Tetovë.

Sipas SPB-së në Tetovë, në këtë operacion të krimit të organizuar me votat e qytetarëve është i dyshuar edhe një noter M.I (63), zyra e të cilit që gjendet në rrugën “Ilindeni” në Tetovë është bastisur dhe janë gjetur dokumente me vërtetime të 175 deklaratave të noterizuara nga qytetarët, për ti anëtarësuar në Partinë për Prosperitet Demokratik (PPD) me seli në Tetovë. Më pas janë ndaluar dhe mbajtur në organet e rendit katër persona nga Tetova: A.M (40), nga i cili janë gjetur 16 banknota prej 10 eurove, N.T (32) dhe V.H (28), në makinën e të cilit janë gjetur 14.060 euro, gjegjësisht 653 banknota nga 20 euro dhe 5 banknota prej 200 eurove. Përveç katër të ndaluarëve, është thirrur edhe L.Q (77) nga Tetova, i cili pas një bisede informative është lënë i lirë së bashku me noterin M.I.

Sipas burimeve policore dhe nga deklarata e një personi të involvuar në këtë ngjarje, tek noteri M.I në një listë kishin firmosur personat që do të angazhoheshin për përtërirjen e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), e cila për një periudhë të gjatë nuk është aktive. Personat që kanë firmosur për përtëritjen e partisë kishin marrë nga 10 euro. Policia bëri të ditur se këtyre personave u ishte premtuar se do ti jepeshin nga 20 euro në rast se në raundin e dytë do të votonin njërin nga kandidatët për kryetar të komunës së Tetovës.

Me këtë rast, policia tërë rastin po e udhëheq si tentin për blerjen e votave të qytetarëve. SPB në Tetovë ka ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje.

ARESTOHEN 4 PERSONA PËR BLERJE VOTASH NË TETOVË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *