Home / Lajme / Maqedoni / Arifi takon aktivistët në lagjen Çarshia e Epërme ( VIDEO)

Arifi takon aktivistët në lagjen Çarshia e Epërme ( VIDEO)

Tetovë, 31 Mars – Kandidatja për kryetarë komune në Tetovë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi, të dielën ka realizuar takim me aktivistët e lagjes Çarshia e Epërme.

Kandidatja për kryetarë komune në Tetovë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi në këtë takim ka falënderuar të gjithë aktivistët për punën e bërë në raundin e parë dhe inkurajoi ato që të vazhdojnë me punën edhe për në raundin e dytë
“Takova saktivistët e lagjes Çarshia e Epërme dhe mesazhi im ishte që ata të vazhdojnë me punën që e kanë bërë deri më tani. Falënderova për mbështetjen që na kanë dhënë dhe për mbështetjen që vazhdojnë të më japin edhe në raudnin e dytë. Poashtu në këtë takim unë premtova infrastrukturë më të mirë për këtë lagje dhe rregullimin e çështjes së ujit. Gjatë takimit theksova se mënjëherë pas stabilizimit financiar të komunës do të vazhdojmë të realizojmë projektet në infraskturën e qytetit”, tha Arifi.

Kandidatja për kryetarë komune në Tetovë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi gjatë ditës së diel në orët e pasditës ka vijuar takimet me të rinjtë e “Sahat mahallës”, takim ka mbajtur me qytetarë në restoran “Senator”, dhe restoran “2 Bresta”.

TEUTA ARIFI TAKON AKTIVISTËT NË LAGJEN ÇARSHIA E EPËRME ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *