Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet anëtarja e këshillit zgjedhor në Aerodrom

Arrestohet anëtarja e këshillit zgjedhor në Aerodrom

24 mars-Policia ka gjetur në çantën e saj të dorës gjithsej katër fletëvotime, me qëllim t’i nxirrte jashtë dhe të votohej sipas metodës së ashtuquajtur “Treni bullgar”.

Një anëtare e Këshillit zgjedhor në lagjen Aerodrom është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ishte kapur duke vjedhur disa fletëvotime.

Policia ka gjetur në çantën e saj të dorës gjithsej katër fletëvotime, me qëllim t’i nxirrte jashtë dhe të votohej sipas metodës së ashtuquajtur “Treni bullgar”.

Kryetari i KZ-së në Aerodrom ka kërkuar nga Policia të ndërhynte pasi e kishte pikasur gruan tek po fustë në çantë fletëvotime.

Nga MPB informojnë se kanë ndërhyrë disa herë për raste të ngjashme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *