Home / Lajme / Maqedoni / Arrihet marrëveshje për tejkalim të krizës politike

Arrihet marrëveshje për tejkalim të krizës politike

1 mars-Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se vallë marrëveshja e arritur nënkupton mundësi edhe për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit, u përgjigj me konfirmim, por nuk saktësoi se ato kur do të mund të ndodhin.
Është arritur marrëveshje e mirë për Maqedoninë, shkruan eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle në profilin e tij në Tuiter.

Është arritur marrëveshje për tejkalim të krizës politike, me ç’rast euroaxhenda kthehet sërish në prioritetet e vendit, konfirmoi pasdite presidenti Gjorge Ivanov pas takimit të përbashkët në vilën “Vodno” me treshen evropiane të kryesuar nga eurokomisari Shtefan Fyle, kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski.

Ëstë dakorduar të ripërtërihet jeta politike në vend, të gjitha partitë politike të kthehen në Kuvend dhe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Menjëherë duhet të formohet komision i përbashkët për zbardhje të ngjarjeve në Kuvend të 24 dhjetorit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se vallë marrëveshja e arritur nënkupton mundësi edhe për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit, u përgjigj me konfirmim, por nuk saktësoi se ato kur do të mund të ndodhin.
Është arritur marrëveshje e mirë për Maqedoninë, shkruan eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle në profilin e tij në Tuiter.

“Misioni ynë me Riçard Hovitin dhe Jirzhi Buzekun në Shkup i ndihmoi liderët politik që të dakordohen për mënyrën për dalje nga kriza. Marrëveshja e sotme politike në Shkup e kthen vendin në rrugën e eurointegrimit”, thekson Fyle.

Hovit: Kjo është marrëveshje në interes të vendit

Kjo është marrëveshje e cila është arritur vonë, por shpresoj dhe besoj se jo tejet vonë. Askush nuk duhet ta nënçmojë sfidën e palëve në gjetjen e marrëveshjes dhe mesazhi im deri te vendet-anëtare të Bashkimit Evropian është që të tejkalohen duhet t’i tejkalojnë sfidat personale dhe të mundësojnë që frytet nga kjo marrëveshje të realizohen. Ky është mesazhi i raportuesit për Republikën e Maqedonisë nga Parlamenti Evropian Riçard Hovit, që para disa ditë minutave e liferuan nga zyra e tij në Bruksel.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga kryeqyteti evropian, në kumtesën e eurodeputetit britanik thuhet se është arritur marrëveshe për fund të krizës politike në Shkup për kthim të jetës normale politike dhe ekzekutim të çështjeve kyçe reformuese në vend.

“Marrëveshja ësht me rëndësi kyçe për perspektivën evropiane të këtij vendi dhe unë jam krenar që luajta rol në ndërmjetësim. Është e rëndësishme që kjo marrëveshje është arritur nga ana e partive, ndërsa në interes të vendit. Thellësisht dhe sinqerisht u falënderohem për këtë”, shton raportuesi Hovit, i cli i pari e publikoi paqësimin politik në vendin tonë në profilin e tij në rrjetin social Tuiter. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *