Home / Sport / Arsenali hedh sytë nga Petr Çeh

Arsenali hedh sytë nga Petr Çeh

Petr Çeh është një nga emrat e portierëve që Arsenali po sheh me vëmendje për sezonin e ardhshëm, kur do të ndërhyjë në merkato për të zëvendësuar zhgënjyesin Vojçieç Szczesnji.

Petr Çeh vazhdon të jetë një nga emrat më të respektuar te Çelsi dhe një lëvizje e tij drejt rivalëve londinezë mendohet të jetë thuajse e pamundur. Por fakti se Tibolt Kurtua, që është huazuar nga blutë te Atletiko Madrid, po shkëlqen në radhët e kësaj skuadre, ka bërë që drejtuesit e këtij klubi të mendojnë për kthimin e tij te skuadra e origjinës.
Në këtë mënyrë, Çeh mund ta shohë veten në stolin e rezervave përballë portierin 20 vjeçar që shihet si e ardhmja e Çelsit, ndaj nuk do t’i thoshte jo një ofertë për t’u larguar drejt një skuadre tjetër ku ka të sigurt vendin në formacionin titullar.
Kontrata e Çeh me klubin përfundon në vitin 2016, por për ta bindur Çelsin që ta shesë atë te një nga rivalët më të fortë, do të duhet një ofertë mjaft e rëndësishme nga ana e Arsenalit. Për këtë arsye, “topçinjtë” po ndjekin edhe pista të tjera që përfshijnë Pepe Reina, Asmir Begoviç, Viktor Valdes, Rene Adler dhe Majkëll Vorm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *