Home / Lajme / Maqedoni / Axhiev: Në afatin ligjor është kryer verifikimi i kandidatëve për zgjedhje

Axhiev: Në afatin ligjor është kryer verifikimi i kandidatëve për zgjedhje

1 mars-“Ne prisnim një tempo të këtillë dinamike gjatë zgjedhjeve lokale. Në kuadër të afateve të parapara ligjore e përfunduam punën. Nëse procedura zhvillohej shpejt, në mënyrë dinamike ose nëse duheshin afate më ndryshe është çështje se çka duhet në punën e mëtejme të Komisionit të analizohet dhe të shihet nëse diku mund të zvogëlohet afati apo jo”, deklaroi Axhiev.

Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve, Tome Axhiev në një intervistë për MIA-n thotë se Komisioni në kuadër të afateve të parapara bëri verifikimin e kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë komunash, në pritje të zgjedhjeve lokale. Megjithatë, ai thekson se mbetet mundësia nëse ndonjë prej emrave të kandidatëve paraqitet në disa dosje ose dokumente, përsëri duhet të shqyrtohet.

Lidhur me afatet për zbatimin e kontrollit, thekson se në procedurën e mëtejme mund të analizohet nëse është i nevojshëm rishqyrtimi i tyre. Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor, të hënën deri në mesnatë Komisioni do t’i pranojë listat e reja, ndërsa sapo të marrë informacione nga katër institucionet, do t’i shqyrtojë dhe më pas do të dorëzojë raport deri te KZK dhe KSHZ.

“Ne prisnim një tempo të këtillë dinamike gjatë zgjedhjeve lokale. Në kuadër të afateve të parapara ligjore e përfunduam punën. Nëse procedura zhvillohej shpejt, në mënyrë dinamike ose nëse duheshin afate më ndryshe është çështje se çka duhet në punën e mëtejme të Komisionit të analizohet dhe të shihet nëse diku mund të zvogëlohet afati apo jo”, deklaroi Axhiev.

Njeriu i parë i komisionit për lustracion thotë se puna e shpejtë e Komisionit del nga Ligji.

“Kështu është vendosur në ligj që Komisioni të gjitha raportet dhe të dhënat e marra nga këto katër organe me të cilat bashkëpunon nëse përcakton bashkëpunim menjëherë të reagojë dhe t’i njoftojë komisionet zgjedhore komunale gjegjësisht Komisionin shtetëror zgjedhor. Për të tjerat mbetet më tej Komisioni në pajtim me nenin 14 të hetojë, të analizojë… Kemi ne edhe një mundësi të këtillë më tej në punën tonë. Nëse gjendet diçka për këta kandidatë në ndonjë dosje, Komisioni në bazë të këtij neni 14 mundet të hapë procedurë përsëri”, deklaroi Axhiev.

Pasi përfundoi procedura për verifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale, sipas Axhievit Komisioni vazhdon me punën e rregullt dhe tashmë shqyrtohen dosje të reja

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *