Home / Sport / Bajern kualifikohet me drithërima

Bajern kualifikohet me drithërima

Pritej një formalitet por takimi mes Bajern Mynih dhe Arsenal në “Allianz Arena” ka dhuruar më shumë emocione se sa pritej nga kjo sfidë. Gjithçka ka qenë meritë e Arsenalit që pas humbjes 3-1 në takimin e parë në shtëpi, ka fituar 2-0 në fushën e bavarezëve dhe në minutat e fundit rrezikoi seriozisht që të regjistronte një përmbysje të pabesueshme në fushën kundërshtare.

Në fakt, ndeshja nuk është se ka folur për “topçinjtë”, të cilët ishin me fat që shënuan që në minutën e tretë të sfidës, me anë të Zhirud, pas një pasimi perfekt të Uollkot. Por skuadra e Venger nuk ngulmon shumë dhe është Bajerni që ka plotësisht kontrollin e lojës dhe rrezikon gjatë gjithë ndeshjes disa herë portën e Fabianskit.
Paraqitja e shkëlqyer e këtij të fundit si dhe paqartësia e sulmuesve bavarezë bëri që Arsenali të shpëtonte pa pësuar gol, pavarësisht 21 gjuajtjeve në portë të kryera nga bavarezët gjatë 90 minutave. Ndërkohë, Arsenali gjen edhe golin e dytë me Koshçielni në fundin e ndeshjes, duke bërë që në “Allianz Arena” të pllakoste qetësia. Por londinezët nuk kanë forcë të kërkojnë golin e tretë në minutat e mbetura dhe kësisoj, i japin përsëri lamtumirën Ligës së Kampioneve në këtë fazë të turneut.
Nga ana tjetër, Bajern kalon përsëri mes 6 ekipeve më të mira në Evropë, duke qenë një prej pretendentëve kryesore për të marrë trofeun, edhe pse paraqitja ndaj Arsenalit bëri që të lindin dyshime për armatën e pandalshme të drejtuar nga Jup Heinkes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *