Home / Sport / Bajern Mynih “prenoton” Kavanin

Bajern Mynih “prenoton” Kavanin

Gazeta italiane “Tuttosport” ka publikuar sot lajmin e bujshëm se Bajern Mynih po mendon të përforcohet në sezonin e ardhshëm duke blerë një nga sulmuesit që i pëlqen më shumë Pep Guardiolës, Edinson Kavanin.

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të drejtuesve bavarezë se nuk do të bëjnë çmenduri në merkato dhe se blerja e Martinez prej 40 milion euro përbënte limitin maksimal të shpenzimeve të klubit, duket se ato mund të bëjnë një përjashtim për uruguaianin, i cili kushton 70 milionë euro.
“Nëse ka ndonjë të çmendur që është gati të paguajë 70 milionë euro, ne jemi gati ta dëgjojmë”, ishin fjalët e presidentit të Napolit, De Laurentis, vetëm një ditë më parë. Por lista e “të çmendurve” duke se është rritur me kalimin e Guardiolës te bavarezët, pasi trajneri spanjoll ka bërë të qartë se me Kavanin në sulm, potenciali ofensiv i skuadrës rritej në mënyrë të ndjeshme.
Kjo ka bërë që drejtuesit e Bajernit të fillojnë të mendojnë strategjinë për të afruar sulmuesin uruguaian dhe sidomos cilët janë elementët që mund të sakrifikohen në merkato për të siguruar yllin e Napolit, për të cilin pritet të kenë shumë konkurrencë.
Kjo për shkak të interesimit të vazhdueshëm edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane si Çelsi, Mançester Siti, Real Madrid apo PSZH, që në të kaluarën kanë lëshuar sinjale se uruguaiani bën pjesë në planet e tyre.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *