Home / Sport / Bajerni i rekordeve vazhdon ecurinë e pandalshme

Bajerni i rekordeve vazhdon ecurinë e pandalshme

Bajern Mynih vazhdon ecurinë rekord që e ka shkëputur 17 pikë nga ndjekësi më i afërt në kreun e renditjes së kampionatit gjerman. Bavarezët e drejtuar nga Jup Heinkes këtë radhë kanë vuajtur disi për të marrë një sukses 1-0 në fushën e Hofenhaim, por gjithsesi, kanë treguar se janë një skuadër e madhe edhe atëherë kur gjërat nuk ecin ashtu siç duhet.

Në fakt, ka qenë ekipi vendas që ka krijuar më shumë lojë dhe raste të pastra, por Bajerni ka goditur me Gomez në minutën e 38-të dhe pastaj ka ditur të mbrojë me rregull rezultatin.
Kjo fitore, e 7-ta radhazi në kampionat që me fillimin e fazës së dytë, e 11-ta jashtë fushe ku nuk njeh humbje dhe ka vetëm një barazim dhe vetëm 1 gol të pësuar, tregon qartësisht se ekipi i Heinkes në këtë sezon ka qenë i pamëshirshëm në Gjermani, duke mos lënë thuajse asgjë për rivalët e tij.
Jo rastësisht, mediat çdo ditë e më shumë nxitin bavarezët që të fillojnë të mendojnë vetëm për Ligën e Kampioneve, pasi në kampionat, të gjithë i kanë uruar tashmë atyre titullin e 23-të kampion.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *