Home / Sport / Bajerni masakron 9-2 Hamburgun!

Bajerni masakron 9-2 Hamburgun!

Që në minuta e para diktati i Bajernit ka qenë i pamëshirshëm, duke gjetur avantazhin në minutën e 5-të me Shaqirin, për të vazhduar me radhë me golat deri sa fiksuan rezultatin 9:2.

Bajern Mynih ka regjistruar një fitore të bujshme 9-2 përballë Hamburgut duke shkaktuar padyshim rezultatin me të papritur të kësaj fundjave në Evropë. Kuptohet që një fitore e bavarezëve ishte e pritshme, duke parë se ata janë shumë afër titullit kampion dhe duan ta mbyllin sa më parë këtë çështje për t’u përqendruar te Liga e Kampioneve. Por askush nuk priste lehtësinë me të cilën bavarezët kanë zbërthyer plotësisht ekipin kundërshtar, duke turpëruar një nga skuadrat me më shumë traditë në futbollin gjerman.

Që në minuta e para diktati i Bajernit ka qenë i pamëshirshëm, duke gjetur avantazhin në minutën e 5-të me Shaqirin, për të vazhduar me radhë me golat e Shvajnshtajger e Roben, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 5-0 falë edhe dygolëshit të Pizarro.
Sulmuesi kilian ka treguar edhe në pjesën e dytë se vazhdon të jetë në një formë të mirë duke gjetur rrjetën edhe dy herë të tjera. Për Bajernin shënoi përsëri Roben, kurse kishte minuta lavdie edhe për Riberi, i aktivizuar për pjesën e dytë, që çoi në 9 golat e ekipit bavarez. Në minutat e fundit ngjallet disi edhe Hamburgu që shënon dy herë me Bruma e Vesterman, por që gjithsesi nuk mund të quhen gola ngushëllimi përballë goleadës së pësuar në “Allianz Arena”.
Titulli i 23-të kampion është kthyer në formalitet për Bajernin që në 7 javët e mbetura duhet thjesht të fitojë një ndeshje apo të barazojë dy të tilla që të sigurojë matematikisht trofeun.

Bundesliga
Java 27 / Rezultatet
Shalke-Hofenhaim 3-0
Shtutgart-Borusia Dortmund 1-2
Fraiburg-B. Mynshengladbah 2-0
Mainz-Verder Bremen 1-1
Augsburg-Hanover 0-2
Fortuna Dyseldorf-B. Leverkusen 1-4
Bajern Mynih-Hamburg 9-2

Klasifikimi: Bajern Mynih 72 pikë, Borusia Dortmund 52, Bajer Leverkusen 48, Shalke 42, Mainz 39, Eintraht Frankfurt 39, Fraiburg 39, Borusia Mynshengladbah 38, Hamburg 38, Hanover 37, Nyrenberg 34, Shtutgart 32, Verder Bremen 31, Volfsburg 31, Fortuna Dyseldorf 29, Augsburg 24, Hofenhaim 20, Grojter Fyrth 15.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *