Home / Sport / ‘Ballistët’ kërkojnë llogari për turpin

‘Ballistët’ kërkojnë llogari për turpin

12 marsi i 2013 do të mbetet në mesin e ditëve më të trupshme të Shkëndijës së Tetovës, e cila është mundur me rezultatin 6:1 nga Vardari, në duelin që duhej të ishte derbi i xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit në vend.

Kjo ishte humbja më e thellë e Shkëndijës në një ndeshje zyrtare në historinë më të re, pasi ‘rekordin’ negativ e mban disfata 8:2 në transfertën me Sileksin në vitin 1996. Debakli nga Vardari ka lënë të dëshpruar të gjithë tifozët e skuadrës tetovare, ndërsa më të prekur nga ky turp, kanë mbetur tifozët më të zjartë të klubit, ‘Ballistët’. Ata reagojnë ashpër për paraqitjet e fundit, ndërsa akuzojnë kryesinë dhe trajnerin për manipulime. ‘Ballistët’ paralajmërojnë bojkot ndaj kryesisë së klubit, ndërsa pritet të mësohet ditët në vijim rreth hapave të tyre të ardhshëm. Më poshtë mund të lexoni komplet reagimin e ‘Ballistëve’ që arriti të adresën tonë.

“Shoqata e tifozeve ‘Ballistët’ me keqardhje shpreh revoltën e antarëve të saj për rezultatet katastrofale të cilat i pësoi brenda një jave klubi jonë i zemrës. Me rastin e humbjes së thellë 6:1 nga Vardari, rikujtojmë se Shkëndija nuk ka pësuar humbje të këtillë prej themelimit e deri më tani. Njoftojmë opinionin këtu dhe më më gjërë, se ne si shoqatë prej sot, 12 mars 2013, shpallim ‘Bojkot’ ndaj udhëheqësisë së klubit tonë të zemrës. Kërkojmë llogari nga kryesia aktuale dhe trajneri ‘Ace Shaqiri’, që është urë lidhëse e shumë ndeshjeve të trukuara gjatë këtij sezoni. Për hapat e mëtejshëm të shoqatës tonë do të vendosim ditët në vijim. Me respekt, Shoqata e tifozëve ‘Ballistët’-Tetovë. Klubi i Qytetit, jo i kryesisë”, thuhet në komunikatën e ‘Ballistëve’ , lëshuar mediave në vend.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *