Home / Sport / Barça fiton por nuk bind

Barça fiton por nuk bind

Katalanasit përsëri nuk kanë bindur me lojën e tyre, ndërsa kanë mundur me rezultatin 2-0 Deportivo La Korunjën që mban vendin e fundit në renditjen e kampionatit.

Barcelona ka gjetur më në fund fitoren, për t’i dhënë fund serisë negative dhe për të mbrojtur vendin e parë në renditjen e kampionatit, pa i dhënë mundësinë kundërshtarëve të shkurtojnë më shumë diferencën. Por katalanasit përsëri nuk kanë bindur me lojën e tyre, ndërsa kanë mundur me rezultatin 2-0 Deportivo La Korunjën që mban vendin e fundit në renditjen e kampionatit.
Roura ka menduar më shumë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Milanit dhe për këtë arsye ka lënë në stol Mesi, Buskets, Pike, Alba, Iniesta e Pedro, duke hedhur në fushë zëvendësuesit. Si rrjedhojë, ndeshja nuk ka qenë e një niveli të lartë dhe Barcelona është shfaqur shumë e parashikueshme në veprimet e saj.
Katalanasit kanë shënuar në minutën e 38-të me Aleksis Sançez dhe fatmirësisht për ta, Deportivo nuk kishte forcën të rrezikonte portën e Pinto, në të kundërt mund të ishin përballur me telashe. As hyrja në fushën e lojës të Mesi, Iniesta e Buksets në pjesën e dytë nuk bën që të rritet niveli i lojës dhe vetëm një perlë e zakonshme e argjentinasit bëri diferencën në fundin e ndeshjes për të çuar rezultatin në 2-0. Me vërshëllimën përfundimtare, katalanasit mund të kënaqen vetëm me faktin se kanë arritur të mbrojnë vendin e parë në renditje dhe të çojnë përkohësisht në 14 pikë diferencën ndaj Atletiko Madrid dhe 16 ndaj Real Madrid.
Pjesa tjetër është plotësisht për t’u harruar dhe reagimi i shumëpërfolur nuk ka ardhur, duke hedhur dyshime të mëdha mbi mundësitë e kësaj skuadre por të kaluar turin në Ligën e Kampioneve në mesjavë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *