Home / Lajme / Maqedoni / Bashkëpunimi RDK-TDP edhe për në rrethin e dytë në Gostivar

Bashkëpunimi RDK-TDP edhe për në rrethin e dytë në Gostivar

Gostivar, 29 Mars – Duke u bazuar në marrëveshjen parimore ndërmjet kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani dhe kryetarit të TDP-së, Kenan Hasip, bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy partive do të vazhdojë edhe në rrethin e dytë zgjedhor në Gostivar.

Kjo u konfirmua dje në mbledhjen e Këshillit Drejtues Qendror të Partisë Demokratike Turke e udhëhequr nga ana e kryetarit të saj Kenan Hasip, ku u shqyrtua bashkëpunimi i suksesshëm me të gjitha partitë e koalicionit, e me theks të veçantë vazhdimi i koalicionimit me Rilindjen Demokratike Kombëtare, në nivel të pushtetit lokal të komunës së Gostivarit.

“Unanimisht nga Këshilli Drejtues Qendror u konstatua se ndonëse paraprakisht nuk ka pasur dokument të shkruar ndërmjet TDP-së dhe RDK-së ku do të theksoheshin targetet e partive në fjalë, ky bashkëpunim u karakterizua me korrektësi dhe respekt të ndërsjellë”, thekson RDK, duke shtuar se fryma e këtillë e bashkëpunimit do të vazhdojë gjatë procesit zgjedhor në Gostivar si dhe pas të njëjtit në nivelin e Këshillit të Komunës së Gostivarit dhe më gjere.

Sipas RDK, me këtë hidhen poshtë thashethemet dhe propaganda e vrazhdë e kundërshtarëve politikë të Rufi Omanit dhe RDK-së, që nëpërmjet strukturave të ndryshme, qëllimkëqijtë i përhapin në komunën e Gostivarit në vigjilje të rrethit të dytë zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *